Hoxha në Bruksel, takon zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat

Aktuale

Hoxha në Bruksel, takon zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:58
Dhurata Hoxha dhe Tanja Fajon

Ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha po qëndron në Bruksel ku pritet të votohet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj sot, kur edhe është mbajtur diskutimit për çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën nga ana e përfaqësuesve të komitetit LIBE në Parlamentin  Evropian, ka takuar disa zyrtarë të PE-së, përfshirë eurodeputeten Tanja Fajon.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, ku po mbahet takimi i Komisioni LIBE dhe nesër do të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, zhvillova disa takime. Me kënaqësi e takova eurodeputeten nga Sllovenia, Tanja Fajon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Vura në dukje se kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim nga udhërrëfyesi. Pritjet tona janë vendimet pozitive për liberalizimin e vizave, votimin e Komisionit LIBE pro liberalizimit”, ka thënë Hoxha.

“Znj. Fajon, ishte me vite një përcjellëse besnike e të arriturave dhe interesave të Kosovës, edhe tash, mirëpresim kontributin e saj si Raportuese në Parlamentin Evropian, duke rikonfirmuar të arriturat tona për liberalizimin e vizave, procesin integrues dhe lobimin për njohjen e shtetit dhe shtetësisë tonë në organizatat ndërkombëtare. Kosova dhe qytetarët e saj janë gati për liberalizim|”, ka shtuar ajo.

Hoxha thotë të ketë takuar po ashtu në takime të ndara, takova eurodeputetet Marie Christine Vergat, Angelika Mlinar dhe eurodeputetin Asim Ademov, të gjithë anëtarë të Komisionit LIBE me të cilët u rikonfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave për kosovarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat