Haradinaj takohet me Leonora Jakupin: Eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit do të kthehen në vendlindje

Aktuale

Haradinaj takohet me Leonora Jakupin: Eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit do të kthehen në vendlindje

Nga: G.B Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:12
Leonora Jakupi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria ka marrë vendim që eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit të kthehen në vendlindje, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar foto nga takimi me këngëtaren Leonora Jakupi, babai i të cilës dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin.

Haradinaj ka thënë se e ka siguruar Leonorën se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje.

Postimi i tij i plotë:

Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtarën e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes.

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat