Veteranët, Lumezi: Nuk lejoj ndërhyrje në punën e Prokurorit të Shtetit

Aktuale

Veteranët, Lumezi: Nuk lejoj ndërhyrje në punën e Prokurorit të Shtetit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:55
Foto nga takimi Lumezi-Apostolova

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot gjatë një takimi ka siguruar shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataly Apostolova, se Prokuroria e Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përfundimin sa më të shpejtë të rastit të veteranëve.

Ai është shprehur se nuk do të lejojë askënd që të ndërhyjë dhe të ndikojë në mënyrë të kundërligjshme në punën profesionale të Prokurorit të Shtetit, në ndjekjen dhe hetimin e rasteve individuale, dhe aktet përkatëse do të dërgohen në gjykatën kompetente ashtu siç e përcakton Ligji.

Lumezi tha se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rastet të cilat janë të shenjëstruara nga Prokuroria për liberalizimin e vizave dhe rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale.

Kryeprokurori Lumezi tha se është duke u angazhuar për krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë prokurorët e shtetit, që ata të funksionojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga askush.

Shefja e BE-së, Nataly Apostolova ka premtuar se BE përmes projekteve të ndryshme do të vazhdojë ta përkrahë institucionin e Prokurorit të Shtetit, në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat