Besim Beqaj thyen heshtjen: Nuk shkoj në burg

Aktuale

Besim Beqaj thyen heshtjen: Nuk shkoj në burg

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:05
Besim Beqaj

Afera “Pronto”, dyshimet për përfshirje në “pazaret” e hidrocentraleve me KEDS-in e komunikimet me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, Besim Beqajn e kanë bërë ministrin më të përfolur në Qeverinë e Kosovës.

Së fundmi emri i tij është përmendur edhe për ndërhyrje në hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës që lidhen me të. Por, a mund të përfundojë në burg ministri aktual i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë pas ngritjes së aktakuzës për njërën ndër aferat më të mëdha në Kosovë dhe dyshimeve për ndërhyrje në punët e prokurorisë?

Besim Beqaj më herët ka mbajtur postin e ministrit të Financave e Zhvillimit Ekonomik dhe për herë të parë pas disa vitesh, shpjegon deri në detaje për inFokus, përfshirjen e tij në rastin “Pronto”, komunikimet me Adem Grabovcin dhe dyshimet për presion tek prokuroria përmes kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që emri i tij të largohet nga aktakuza.

Ai thotë të mos jetë takuar kurrë me ish-prokurorin Elez Blakaj, ndërsa pranon se për të ka folur me kryeprokurorin Lumezi.

I pyetur nëse ka punësuar njerëz dhe a ka pasur ndikim aq sa thuhet për të përfunduar prapa grilave, Beqaj mohon një gjë të tillë.

“Jo. Jo që mundem me shkuar në burg, por as përgjegjësi materiale, as morale nuk kam për të cilat mund të më akuzon ndokush. Sido që të jetë kjo është në një proces, nuk do të flas për detaje, sepse procesi do ta vërtetojë. Unë i besoj sistemit të drejtësisë në Kosovë, besoj se ka njerëz të përgjegjshëm dhe ka njerëz profesional të cilët duhet t’i vlerësojnë provat materiale. Aty ku dokumenti flet, fjalët pushojnë”, shprehet Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat