Sekretari i Ministrisë së Tregtisë pezullohet nga puna

Aktuale

Sekretari i Ministrisë së Tregtisë pezullohet nga puna

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka suspenduar të mërkurën sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Burim Rreci.

Rreci është pezulluar nga kjo pozitë për shkak të “paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit”.

Ky vendim i ministrit Hasani vjen pas dyshimeve se Rreci është implikuar drejtpërdrejt në ndarjen e granteve dhe ka bërë presion në konkurset për rekrutimin e stafit civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat