Deputetja e VV-së tregon se kush ishte Vuçiq në kohën e Millosheviqit

Aktuale

Deputetja e VV-së tregon se kush ishte Vuçiq në kohën e Millosheviqit

Nga: D.RR Më: 29 gusht 2018 Në ora: 22:37
Aleksandër Vuçiq

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka shkruar në Facebook se Thaçi gaboi kur tha se “Vuçiq nuk është djalë i keq”.

Ajo i kujton Thaçit se Vuçiq ishte ministër i kasapit Millosheviq në kohën e qeverisjes së këtij të fundit.

Madje, Nagavci thotë se edhe Thaçi edhe Vuçiq janë persona shumë problematik, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

"We are not problematic guys. We try to make deal", deklaroi Thaçi dhe kështu u mundua që të relativizoi e amnistoi Vuçiqin, sigurisht edhe veten.

Një rikujtim i shkurtër e i shpejtë se kush është Aleksandër Vuçiq.
Ai ishte Ministër në Qeverinë e Millosheviqit, është e njohur që i takonte skuadrës vrastare të Milosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel, pra bashkëpjesëmarrës në krimet që Shesheli me paramilitarët i kanë bërë në Kosovë.

Vuçiq shquhet për deklaratat e tij antishqiptare dhe për mbrojtje të preambulës së Kushtetutës së Serbisë sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë.

E Thaçi thotë se Vuçiqi nuk është djal i keq, ai s’ka bërë ndonjë problem… dhe provon të hedh pas krahëve masakrat e krimet që kanë ndodhur në Kosovë nga Serbia dhe nga vet ish ministri i Millosheviqit, nga Aleksander Vuçiqi.

Para se ta ironizojmë Hashim Thaçin për anglishten e tij, i duhet thënë troç:

Hashim, ju të dy, ti dhe Aleksandri jeni persona shumë, shumë problematik.

Plagët tek ne janë akoma të hapura, dhimbjet të mëdha, dëmet materiale të pakompensuara, asnjë kërkim falje e bërë e përgjegjësi e marrë, andaj ju jeni jo vetëm problematik, ju që të dy jeni kriminel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat