Murati: Lajm i mirë, LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Murati: Lajm i mirë, LIBE votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Nga: G.B Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:58
Ilustrim

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka bërë të ditur se LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, me 30 vota për, 10 kundër dhe dy abstenime, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky është lajm i mirë dhe tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli për marrëveshje ndër-institucione për liberalizim.

“LIBE votoj pro liberalizimit te vizave per Kosoven, me 30 vota per, 10 kunder dhe 2 abstenime. Tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Keshilli per marreveshje nder-institucionale per liberalizim. Lajm shume i mire”, ka shkruar Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat