Menyja e ditës në vendin ku pi kafe Lumezi: Dorëheqja e kryeprokurorit

Aktuale

Menyja e ditës në vendin ku pi kafe Lumezi: Dorëheqja e kryeprokurorit

Nga: A.M. Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:19
Menyja e dites: Doreheqja e Kryeprokurorit Lumezi

Organizatorët e protestës kundër Kryeprokurorit të Kosovës, Aleksander Lumezi kanë bërë një aksion para kafenesë ku ai po pinte kafe.

Sipas njoftimit në Facebook të organizatorëve protesta e radhës do të jetë me 5 shtator.

Njoftimi i organizatorëve në Facebook:

Menya e Ditës

=Speciale=

Dorëheqja e Kryeprokurorit Lumezi

Sot në orët e mëngjesit, aktivistët e #PROTESTOJ kanë bërë një aksion simbolik para kafenesë ku kryeprokurori Lumezi po pinte kafen pa bezdisje, ani pse brenda një jave, në dy protesta, kanë protestuar mijëra qytetarë duke kërkuar largimin e tij nga institucioni që drejton.

Arroganca e tyre, na bënë më të vendosur.

Shihemi më 5 shtator, në protestën e radhës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat