Pacolli: Mbetet edhe sfida e fundit për liberalizimin e vizave

Aktuale

Pacolli: Mbetet edhe sfida e fundit për liberalizimin e vizave

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:33
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar vendimin e LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka uruar Kosovën, duke thënë se jemi një hap më afër dhe tani mbetet edhe sfida e fundit dhe do t’ia dalim.

Postimi i tij i plotë:

Urime Kosov?!
Edhe një hap më afër;
Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat