Veseli: Presim që brenda vitit të hiqen vizat për Kosovën

Aktuale

Veseli: Presim që brenda vitit të hiqen vizat për Kosovën

Nga: G.B Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:44
Kadri Veseli

Lajm të merituar për qytetarët e Kosovës e ka quajtur votimin pro liberalizimit të vizave nga LIBE e ka quajtur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke shtuar se është një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presim që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.

Postimi i tij i plotë:

Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave. Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat