Fajon për votimin në LIBE: Hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës

Aktuale

Fajon për votimin në LIBE: Hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:52
Tanja Fajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se ndjehet e lumtur që Komiteti LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon e ka quajtur si hap të rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës.

“Jam e lumtur që komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin. Punë e mirë, urime!”, ka shkruar Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat