Haradinaj: Hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave u mbyll me sukses

Aktuale

Haradinaj: Hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave u mbyll me sukses

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:55
Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga komisioni LIBE, ka shkruar se hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses.

Ai ka shkruar në facebook se Parlamenti Europian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, dhe të gjithë eurodeputetëve tjerë që votuan pro lëvizjes së lirë për kosovarët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat