Haradinaj: Të arrihet një marrëveshje me Serbinë, mirëpo pa debat për kufijët

Aktuale

Haradinaj: Të arrihet një marrëveshje me Serbinë, mirëpo pa debat për kufijët

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:15
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka takuar një delagacion të BE-së ku edhe ka njoftuar ata me progresin e Kosovës në sundim të ligjit e rritje ekonomike.

Haradinaj ka shtuar se Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimore

Tutje kryeministri I vendit ka thënë së presin një marrëveshje me Serbinë mirëpo pa diskutuar për çështjen e kufijëvë

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Si faktor stabiliteti dhe kontribuese në paqen e qëndrueshme, Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor.

Në takim me delegacionin e BE-së, të përbërë nga ish ministri i jashtëm i Holandës, Bert Koenders, euro-deputetja holandeze Kati Piri, ish deputeti holandez, Jan-Marinus Ëiersma dhe përfaqësuesja e Fondacionit Max der Stoel, Danijela Tadic, i njoftova me progresin e Kosovës në fuqizim të sundimit të ligjit, rritjen ekonomike, si dhe për bashkëpunimin intensiv rajonal, me qëllim të ecjes së bashku drejt Bashkimit Europian.

Kosova pret që institucionet e BE-së të jenë të vendosura që të arrihet një marrëveshje obliguese ligjore nga dialogu final me Serbinë, me njohje reciproke, duke shmangur çfarëdo debati për kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat