Thaçi bisedon me Ndihmës-Sekretarin amerikan Mitchell, tregon për çka u pajtuan

Aktuale

Thaçi bisedon me Ndihmës-Sekretarin amerikan Mitchell, tregon për çka u pajtuan

Nga: G.B Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:30
Hashim Thaçi dhe Wess Mitchell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se me Mitchell është pajtuar për intensifikim të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-Sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces”, ka shkruar ndër të tjera presidenti.

Postimi i tij i plotë:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin biseduam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ndihmës-Sekretarin Mitchell e falënderova për qëndrimin e qartë të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-Sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces.

Përfshirja e SHBA-së dhe partnerëve tjerë strategjikë të Kosovës në fazën e fundit të dialogut, të lehtësuar nga BE-ja, është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike. Miqësia dhe besimi në SHBA-në do të jetë i përjetshëm. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat