BE kërkon bashkëpunim më të fuqishëm të sigurisë me Ballkanin Perëndimor

Aktuale

BE kërkon bashkëpunim më të fuqishëm të sigurisë me Ballkanin Perëndimor

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:31
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini t

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini thotë se BE dëshiron bashkëpunim më të fortë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Ballkanin Perëndimor.

"Ne duam të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje dhe siguri me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një mesazh i qartë nga të gjitha vendet anëtare të BE," tha ajo.

Mogherini, e cila në Vjenë kryesoi takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të BE-së, përsëriti se roli i BE-së ka ndryshuar kur bëhet fjalë për krijimin e sigurisë e deri te marrëdhëniet në partneritet.

"20 vjet më parë, kishim një skenar krejtësisht të ndryshëm në rajon kur siguria dhe mbrojtja ishin në diskutim. Sot kemi sfida të përbashkëta në ato rajone me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi bashkëpunim të mirë, e cila përfshin pjesëmarrjen e vendeve të rajonit në misionet dhe operacionet e BE-së, dhe ne duam dhe për të forcuar këtë bashkëpunim", ka thënë Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat