Paralajmëron Krasniqi: Me liberalizimin e vizave, do të zbrazet Kosova

Aktuale

Paralajmëron Krasniqi: Me liberalizimin e vizave, do të zbrazet Kosova

Nga: A.ZH Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Analisti Faik Krasniqi, ka komentuar dritën e gjelbërt nga LIBE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se me liberalizimin e vizave, Kosova do të zbrazet, pasi sipas tij, më shumë se gjysma e popullatës do të lëshojnë vendin.

Ai ka theksuar se si pasojë do të bie buxheti dhe se do të largohen nga skena politike, ata që kanë sunduar tash e dy dekada në vend, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Me liberalizimin e vizave do të zbrazet Kosova. Më shumë se gjysma e popullatës do ta lëshojnë këtë vend. Në këtë vend do të mbesin vetëm pleq e plaka dhe politikanët që Kosovën e duan vetëm për ta plaçkitur. Bie ekonomia, bie buxheti dhe ata që po na sundojnë tash e dy dekada do të largohen vetë nga skena politike, sepse pushteti s'do ju duhet pa para!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat