Fjalët e Milaim Zekës për Fatmir Limajn: Tash do të dënohet ky për korrupsion e për tenderë

Aktuale

Fjalët e Milaim Zekës për Fatmir Limajn: Tash do të dënohet ky për korrupsion e për tenderë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:30
Zeka, Limaj

Audioincizimi i publikuar sot nga Insajderi mes deputetit të Nismës Milaim Zekës dhe bashkëpunëtorit të tij në biznes, Ilir Krasniqit zbulon implikimin e zv/kryeministrit të Kosovës dhe shefit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajt.

Zeka shprehej i bindur se Zeka do të dënohet nga gjykatat për korrupsion si dhe për ryshfetin që iu ka marrë bizneseve gjatë kohës sa ai kishte qenë ministër i Transportit. Deputeti pretendonte se gjykimi i Limajt për korrupsion do të ndikonte që investitorët e huaj.

Sipas bisedës që Zeka zhvillon me Krasniqin, Limaj i ka kërkuar tre milionë euro ryshfet në mënyrë që t’u lehtësoheshin procedurat e investimeve dy biznesmenëve gjermanë. Në bisedën e dy tashmë të akuzuarve për mashtrim, pastrim parash dhe shmangie nga tatim, Limaj u kishte kërkuar para haptazi.

Zeka shprehte habinë atë çfarë po i thoshte Krasniqi, por ai kishte edhe një këshillë për shokun e tij të biznesit. Ai këshillonte Krasniqin që investitorëve të huaj tash t’u thotë se Limaj është duke u gjykuar për korrupsion. Sipas tij këto fjalë do ta ndryshonin qëndrimin e investitorëve.

“Veç, a të kallxoj një këshillë? Thuju këtyne, se qikjo ju vjen mirë këtyre, jo në opozitë, po thuj janë t’u i akuzu bash për korrupsion, e atëherë thojnë aaa… kadal se po funksionoja ligji në Kosovë. Për korrupsion janë duke e akuzu Fatmirin, qitash ka mu dënu për korrupsion, për tendera që ju ka marrë njerëzve të Gjilanit, e çka s’ka ba more ai. Çka nuk ka ba ai”, thoshte Zeka.

Këtu mund ta dëgjoni bisedën:

Në bisedë nuk sqarohet se a ka qenë fjala për ndonjë investim kapital apo tenderë sepse të dy këto elemente theksohen. Incizimi ndërkohë, lë të kuptohet se është bërë në kohën e përpjekjeve të koalicionit të partive, pasi përmendet mundësia se si, Ramush Haradinaj të dal nga VLAN-i për t’u bërë kryeministër.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, e ka mohuar secilin pretendim të kësaj bisede. Ai ka thënë shkurt se kurrë në jetë nuk e ka takuar, Ilir Krasniqin dhe as që e njeh personalisht.

“Kurrë nuk e kam takuar. Kurrë nuk kam biseduar për këto çështje. Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta”, ka thënë Limaj për Insajderin.

Zeka që në të kaluarën kishte hapur një biznes së bashku me Ilir Krasniqin për çka edhe është ngritur aktakuzë ndaj tij, shprehte përsëri dëshirën për të bërë biznes. Por kësaj radhe ai nuk kishte plan të merrej me viza pune. Thoshte se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për ta hapur një fermë të kafshëve në Kosovë për shkak të fitimit të garantuar dhe për siç thoshte ai qetësisë së punuarit me kafshë.

“Edhe me mujt xhaxh, m’u lidh me marrë ni kësi…, unë vdes me hap naj fermë të gjave në Kosovë, se edhe qetësia me punu me kafshë, nuk plakesh kurrë edhe i vetmi fitim i garantuar në Kosovë është puna e fermave, me hap naj industri të mishit…”, dëgjohet teksa thoshte Zeka në audioincizim.

Ndaj Krasniqit dhe Zekës është ngritur aktakuzë, ata dyshohet se kanë mashtruar 920 kosovarë me viza pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat