Thaçi kërkon që hetimet për listat e veteranëve të shkojnë deri në fund

Aktuale

Thaçi kërkon që hetimet për listat e veteranëve të shkojnë deri në fund

Nga: N.A Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:31
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përms një postimi në facebook ka bërë thirrje që hetimet për listat e fryra të veteranëve të shkojnë deri në fund.

Tutje Thaçi ka shtuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë qartësi të plotë në këteë proces.

Gjithashtu presidenti  i vendit ka thënë se kushdo që mundohet të abuzojë me UCK meriton ndëshkim maksimal të institucioneve të drejtësisë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat