Ish-anëtari i SHIK-ut: Hashim Broja dhe Dodik po i hapin rrugën parakalimit ushtarak të Putinit në Ballkan

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Hashim Broja dhe Dodik po i hapin rrugën parakalimit ushtarak të Putinit në Ballkan

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 gusht 2018 Në ora: 20:40
Hashim Thaçi dhe Millorad Dodik

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe Millorad Dodik po i hapin rrugë parakalimit ushtarak të Putinit në Ballkan.

Ai thotë se asgjë rusisht nuk ka ndodhur në veriun e Kosovës.

Miftari pohon se Haradinaj, Limaj dhe Krasniqi nuk po e din se në strofullën e kujt janë futur.

Image
Naim Miftari

“Ndryshimi i kufirit të Kosovës është vetëm mision Ruso-Serb. Kukullat Hashim Thaçit dhe Millorad Dodiku i vogël po i hapin rrugë parakalimit ushtarak Rus të Vladimir Putinit të madh në Ballkan, atë hap çka frikohet dhe nuk guxon ta bëj Serbia vet në Ballkan po ia bën Hashim Broja dhe Millorad Dodik. Në vitin 1999 vendosja e francezëve në Veri nuk ishte rastësisht... Decentralizimi dhe fillimi i ashtuquajtura biseda vetëm teknika (gënjeshtër e Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit)”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

“Pastrimi etnik i veriut të Kosovës nga MUP-i,serb me 2 dhe 3 shkurt 2000 e ndihmuar hapur nga KFOR Francez dhe ndihma e pa kontestueshme e klanit të Hashim Thaçit (dy oponent njerëz të Hashim Thaçi e kishin inskenuar-nisur  konfliktin). Intervenimi i kurdisur i RSU për dështim të sigurt në veri (vrasja e heronjtë Enver Zymberi), Ura e Ibrit, Muri, Rojet e urës.., Treni Rus, vrasja e Oliver Ivanoviqit, skenari si një filmi i vizatuar me Marko Gjuriçin, takimi kinse spontan i Hashim Thaçit me Dimitri Medvedevin presidentin Rus, takimi i papritur mars 2018 i Hashim Thaçit në Paris me kryetarin Francez nën insistimi e DGSE (shërbimi sekret Francez aleati tradicional i Serbisë) me insistimin e dikur edhe sot shefit të presidentit Thaçi z. Denjear Arnaud të DGSE, sot parlamentar ne BE (dhëndri serb) i cili është edhe këshilltar strategjik i Aleksandër Vuçiçit i ka ndihmuar të vjen në pushtet. Pastaj arrestimi i jo rastësishëm i Ramush Haradinaj në Francë dhe mbajtja “politike" a tij atje, deklarimi dhe synimi i Hashim Thaçit që vetëm ky ti udhëheq bisedat me Serbinë, pastaj ideja e Thaçit për rrëzimin e gjykatës speciale kundër UÇK që e ka sjell po ashtu vet Thaçi, pastaj ideja për ndërrime dhe ndarje te dhimbshme territoriale...., pastaj kontaktet e Thaçit kohë pas kohë ne Varne të Bullgarisë me gjigandin Rus të naftës Llukoille cili vepron ilegalisht në veri të Kosovës në Mitrivic në  veri, pastaj konspiracioni i rasti të Kumanovës i vrasjes dhe burgosjes të ushtareve të UÇK, takimet e qeverisë jashtë protokollit në shtëpinë e pro Rusit B_Pacolli, pastaj sidomos e çuditshme mbajtja e qeverisë të Kosovës sot nga Lista Serbe të dirigjuar nga Beogradi, loja politike me veteran politik  .... tregojnë se nuk ka aspak rastësi dhe gjitha këto lëvizje janë të skenare dhe të dirigjuara nga qarqet anti shqiptare ku Hashim Thaçi i ndrydhur nga dosjet e UDB dhe dosjet e krimeve të veta sot luan rolin e KASENECIT apo kukullës të këtyre qarqeve anti kombëtare”, thotë Miftari.

Ai thotë se, asociacioni i komunave serbe me fuqi ekzekutive është sopëtim i Kosovës, de juro dhe de fakto.

“Ata janë kanton autonom në veti dhe Kosova kalon nga Rpublika në një mini federat-konfederatë me serbët. Kjo nuk duhet lejuar me asnjë çmim edhe pse presidenti Thaçi do të mundohet ta maskoj asociacionin fatal”, thotë ai.

“Komandant Ramush Haradinaj, Fatmir Lima e Jakup Krasniqi a po e dini në strofull të kujt jeni futur apo ndoshta e dini  këtë moti por po ju konvenojnë benificionet e pushtetit...”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat