Ndryshimi i kufijve "mund t'i lërë shtetasit e Kosovës pa liberalizim vizash"

Aktuale

Ndryshimi i kufijve "mund t'i lërë shtetasit e Kosovës pa liberalizim vizash"

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:03
Jehoha Lushaku

Profesoresha e integrimeve evropiane thotë se duhen edhe dy votime për t'u hequr vizat

Ani se Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar me shumice për liberalizimin e vizave për Kosovën, për të ndodhur një gjë e tillë, sipas ligjërueses për integrime evropiane Jehoha Lushaku, duhen edhe dy votime të rëndësishme në Bruksel, deri te vendimi final për vizat.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar me shumice për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, sipas profesoreshës për integrime evropiane, Jehona Lushaku, duhen edhe dy votime të rëndësishme deri te vendimi final.

Sipas Lushakut pengesë në këtë proces mund të jetë edhe vendimi eventual për shkëmbim territoresh dhe mos gatishmëria e disa shteteve të BE-së për këtë proces të rëndësishëm për kosovarët.

Ligjëruesja e integrimeve evropiane ka kërkuar po ashtu nga institucionet që të japin garanci tek shtetet anëtare rreth mekanizmave kontrollues te migracionit duke përfshirë këtu edhe informimin e qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat