“Me 19 prill 2013, Thaçi e nënshkroi Marrëveshjen iniciale për Asociacionin e Komunave Serbe”

Aktuale

“Me 19 prill 2013, Thaçi e nënshkroi Marrëveshjen iniciale për Asociacionin e Komunave Serbe”

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili ka thënë se LDK-ja e ka nënshkruar Asociacionit e Komunave Serbe.

Gecaj thotë se, Thaçit i ka humbur “busulla”, ndërsa marrëveshjen iniciale për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, thotë se e ka nënshkruar vetë presidenti me 19 prill 2013.

“Megjithatë, natyrisht që Kryeministri Mustafa, për dallim nga Ramush Haradinaj, kishte marrë guximin, autorizimet dhe përgjegjësitë e tij të plota kushtetuese gjatë negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së dytë!” shkruan Gecaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Hashim Thaçi: “...Unë s’e kam nënshkrua Asociacionin e Komunave Serbe. LDK-ja e ka nënshkruar...”

Këtij njeriu, siç thotë populli, i ka humbur “busulla” tërësisht! Marrëveshjen iniciale për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe e ka nënshkruar vetë ai, me 19 prill 2013, ndërsa gjithashtu që ka qenë pjesë esenciale e ekipit dhe në detaje i informuar edhe për marrëveshjen e parimeve, të 15 gushtit të vitit 2015, e cila në të vërtetë ishte vetëm marrëveshje që për qellim kishte implementimin e marrëveshjes së parë. Megjithatë, natyrisht që Kryeministri Mustafa, për dallim nga Ramush Haradinaj, kishte marrë guximin, autorizimet dhe përgjegjësitë e tij të plota kushtetuese gjatë negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së dytë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat