Flet edhe Haxhi Shala: Përmend Limën, Krasniqin por jo Milaim Zekën, pse?

Aktuale

Flet edhe Haxhi Shala: Përmend Limën, Krasniqin por jo Milaim Zekën, pse?

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:15
Fatmir Limaj, Haxhi Shala

Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar daljen në publik të një bisede mes Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit ku përmenet Fatmir Limaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shala thotë se, këto janë inskenime dhe shantazhe, por që u demantuan nga vet Krasniqi.

Ai thotë se kjo është një mënyrë për ta dëmtuar subjektin politik Nisma dhe liderin Fatmir Limën.

Ja shkrimi i plotë:

Pak mbi audio-inqizimin e lëshuar sot!

Inskenime dhe shantazhe të këtij lloji të pahijshëm janë neveritese dhe të pa baza, sic edhe u demantua nga dëshmia e z. Krasniqi se nuk e kishte takuar ndonjeherë Limajn.

Gjetja e mënyrave jo njerëzore për ta dëmtuar subjektin politik Nisma dhe liderin e saj Limajn, i nxisin edhe më tepër punët tona drejtë sukseseve të Nismës.

Urojë që të mos përseriten sajesa të tilla nga njerëz të pastrukullt dhe fluid që nuk lënë vend pa u futur, e gjë pa shantazhuar, së bashku me dorën e ndikimit famëkeq.

H.SH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat