Deputeti i LDK’së: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Deputeti i LDK’së: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:52
Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit rreth idesë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet ta parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga të gjitha partitë, edhe nga ato të pushtetit.

Rugova po ashtu ka paralajmëruar se opozita është në rrugën e duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat