Hashim Thaçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Aktuale

Hashim Thaçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Nga: P.R Më: 31 gusht 2018 Në ora: 10:50
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në faqen e tij ka shkruar se ridizajnimi i kufijve, ftesë për tragjedi të reja në Ballkan.

““Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka shkruar se thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë.

“Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, shkruan presidenti Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat