Vuçiq: Serbia kurrë s’do pranojë zgjidhje nënshtruese - Bota Sot
Vuçiq: Serbia kurrë s’do pranojë zgjidhje nënshtruese

Aktuale

Vuçiq: Serbia kurrë s’do pranojë zgjidhje nënshtruese

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:59
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruajn mediat serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Kosovën e cila do të ishte në dëm të Serbisë dhe të popullit serb.

Vuçiq ndërkohë e ka informuar ambasadorin Keefe edhe për ecurinë e dialogut ndërmjet dyja vendeve në Bruksel.

“Serbia kurrë nuk do të pranojë zgjidhje, e cila do të ishte nënshtruese për shtetin tonë dhe popullin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...