Lista Serbe në shtator kthehet në Qeveri

Aktuale

Lista Serbe në shtator kthehet në Qeveri

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:02
Përfaqësuesit e Listës Serbe

Lista Serbe e cila ka 10 deputetë në parlamentin e Kosovës pas disa muajsh mungesë në Qeveri, do të rikthehet.

Burime të mediave mësojnë se Lista Serbe në shtator do të kthehet në Qeveri.

Ndryshe, Lista Serbe kishte marr vendim që të largohet nga Qeveria pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuri në veri të Mitrovicës.

Që nga kjo kohë ministrat serb kanë bojkotuar mbledhjet e ekzekutivit, megjithatë kanë mbajtur pozitat e tyre.

Kështu zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtiq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq, dhe Nenad Rikalo ministër i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, po vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre në këto dikastere qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat