Daçiq: Nuk jam i sigurt nëse edhe Kosova dëshiron kompromis

Aktuale

Daçiq: Nuk jam i sigurt nëse edhe Kosova dëshiron kompromis

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:21
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti i tij është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të BE-së që po mbahet në Vjenë.

“Është shumë herët te flitet nëse një marrëveshje do të ndodh” , ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse edhe Kosova është e interesuar që të gjendet një zgjidhje.

Para këtij takimi në Vjenë ka folur edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

Ai ka thënë se çfarëdo zgjidhje që arrihet ndërmjet dyja vendeve, duhet të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë sot, Aleksandër Vuçiq gjatë një takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat