Tërmet në Greqi ndjehet në Kosovë dhe Maqedoni

Aktuale

Tërmet në Greqi ndjehet në Kosovë dhe Maqedoni

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Një i tërmet me magnitudë 5.1 ballë është shënuar sot në mëngjes në Greqi, derisa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Trikala pranë Athinës, 10 km thellësi me orën lokale greke 10:12 minuta, por lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, Vlorë, Fier, Korçë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Nuk raportohet për të lënduar. Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, por që është ndjerë edhe në qytete të tjera, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat