Veseli: Diskutimi në Kuvend për ndarje të Kosovës është i rrezikshëm

Aktuale

Veseli: Diskutimi në Kuvend për ndarje të Kosovës është i rrezikshëm

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:16
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar Kuvendi, Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli përmes një konference ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i shenjtë dhe i pacenueshëm.

Ai ka bërë të ditur se PDK-ja nuk pranon Asociacion të Komunave me Shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. Ndërkohë, ka bërë të ditur se kjo parti do të marrë pjesë ne seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ani pse vlerësojnë se diskutimi për ndarje të shtetit, në Kuvendin e Kosovës, është i rrezikshëm.

Veseli ka thënë se legjitimimi i kësaj teme është inskenim i lojës për ndarje të Kosovës.

I pari i PDK-së, para gazetarëve sot, nuk përmendi idenë e ish-bashkpartiakut të tij, tani Presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve apo shkëmbim të territoreve, veçse tha se do të ndihmojnë shqiptarët e Luginës me aq sa munden.

Por, siç u shpreh Veseli, Kosova ka një Kushtetutë përmes së cilës është formuar shteti.    

Gjithashtu, kryetari i PDK-së tha se nuk do të lejojnë një Republikë Serbe në Kosovë. Sipas tij, do të ketë formim të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, por jo me kompetenca ekzekutive.

Veseli: Nuk pranojmë Asociacion të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive

“Shteti i Kosovës, sovraniteti, integriteti janë për ne të shenjta dhe janë të pacenuara dhe të njëjtën kohë edhe Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të pranohet me kompetenca ekzekutive:, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë që të martën do të shkojnë në seancë për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e territorit të Kosovës.

Por, sipas Kadri Veselit, thirrja e seancës së jashtëzakonshme nga opozita, është dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës.

Veseli: Ngritja e temës për ndarje të Kosovës është e rrezikshme

“Thirrja e seancës së jashtëzakonshme, për ndarje të Kosovës, e thirrur nga opozita, është dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe partneritetit të Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare. Legjitimimi i temës së ndarjes në institucionin e Kuvendit, pa fakte, pa argumente, dhe me kushtetutë, se e kemi kushtetutën e qartë, është inskenim i lojës e cila për ne është e papranueshme për ndarje, që është skenar jasht interesave të qytetarëve tanë të Republikës së Kosovës dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. PDK konsideron se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente pikërisht në favor të eksponentëve anit-Kosovë që dëshirojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.

Tutje, kreu i PDK-së, tha se sigurojnë qytetarët se partia që ai drejton do të jetë vetëm në krye të interesave të qytetarëve , partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndërkombëtarët.

Veseli: Nuk ka kanale të fshehta për përfitim të elektoratit

“Jemi atje, me qëndrimin e qartë i cili buron nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila buron nga 17 shkurti i 2008-ës, dhe njëjtën kohë do të diskutojmë vetëm në interesin e qytetarëve tanë. Duke kërkuar të ketë një platformë të përbashkët me ballafaqimin me Serbinë, por jo lojëra të brendshme, për hirë pastaj me përfitu elektorat, e pastaj me fillu mu mundu me kriju kanale të fshehta me bisedu me Vuqiqin. Nuk ka kanale të fshehta. Ka Brukseli, është SHBA-ja, është bashkimi Evropian, janë institucionet e Republikës së Kosovës, ky do të jetë dialogu ynë, dhe nuk i frikësohemi Serbisë për asgjë”, tha ai.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, seanca e jashtëzakonshme që pritet të mbahen të martën, nuk është në të mirë të Kosovës, por vetëm ndihmon ata që janë kundër Kosovës, dhe krijon panik te qytetarët. 

Veseli: Qëndrimi i PDK-së i qartë, integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, ka deklaruar se qëndrimi i PDK-së është kundër ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë.

“Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, Kushtetuta e Kosovës është e pacenueshme. Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë”, ka thënë ai. “ Nuk do të ekzistojë asociacion me kompetenca ekzekutive, qëndrimi i PDK-së është ky. Legjitimimi i temës së ndarjes, në institucionin e Kuvendit, pa fakte, pa argumente është inskenim i lojës për ndarje. PDK është e pakompromis që të luaj rolin e vet aktiv dhe konstruktiv, i sigurojmë qytetarët qe do të jemi në krye të interesave të qytetarëve. Shteti i Kosovës , sovraniteti janë të pacenuara dhe të shenjta për ne. Seanca të jashtëzakonshme për temën e ndarjes i ndihmojnë ata që janë kundër Kosovës dhe krijojnë panik për qytetarët”, ka thënë ai gjatë konferencës për media nga selia e partisë së tij, duke kundërshtuar idenë e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga ana e opozitës.

Veseli tha se PDK do të jetë në seancën e jashtëzakonshme për te treguar qëndrimet r saj dhe për te fuqizuar rolin e shtetit të pavarur dje sovran, dhe për te evituar lojën qe po bëhet për ndarjen e Kosovës.

Idea për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh me Serbinë ndërkaq e ka vënë pikërisht presidenti Hashim Thaçi, ish kryetar i PDK-së dhe bashkëpartiak i Veselit.

Ai shtoi se formimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive është i papranueshëm për PDK-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat