Molliqaj ia numëron Veselit dëmet e PDK-së

Aktuale

Molliqaj ia numëron Veselit dëmet e PDK-së

Nga: D.RR Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:22
Dardan Molliqaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka parë si të dëmshme seancën e thirrur nga opozita, e për këtë ka reaguar Dardan Molliqaj nga PSD.

Ai shkruan në Facebook se Veseli është njeriu që më së shumti i bën dëm Kosovës, ndërsa ka rreshtuar disa dëme tjera që PDK-ja ia ka shkaktuar Kosovës, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Njeriu që më së shumti i bën dëm Kosovës, Kadri Veseli, paska deklaruar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme është në dëm të Kosovës.

Qeverisja e PDK-së, herë në krye me Thaçin e herë me Veselin janë dëmtuesit më të mëdhenj të vendit tonë.

- Shkatërruan ekonominë tonë duke privatizuar (falur) shumicën e ndërmarrjeve shoqërore e publike;

- Punësuan miq, kunata e militantë partiak nëpër të gjitha institucionet shtetërore;

- I mbytën bizneset vendore dhe investimet potenciale të huaja dhe vendore duke iu kërkuar haraç dhe duke mos i mbështetur ato;

- Përkundër dëshmive të publikuara në aferën Pronto, asnjë politikan nuk u arrestua apo gjykua për krim e korrupsion;

- Shkatërruan shëndetësinë publike, ndërsa vet mjekohen në spitale evropiane;

- Shkatërruan sistemin e edukimit publik, e në të njëjtën kohë fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla të shtrenjta private, etj.

Pra, dëm për Kosovën nuk është thirrja e seancës e cila ia pamundëson Thaçit vazhdimin e negociatave për falje të territorit të Kosovës. DËM për Kosovën është çdo ditë e PDK-së në qeverisje. Prandaj, nuk do të ndalemi që qeverisja e tyre të marrë fund sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat