Qeveria Thaçi bleu cigare të shtrenjta Puro ‘Cohiba’ me pare të shtetit - Bota Sot
Qeveria Thaçi bleu cigare të shtrenjta Puro ‘Cohiba’ me pare të shtetit

Aktuale

Qeveria Thaçi bleu cigare të shtrenjta Puro ‘Cohiba’ me pare të shtetit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:26
Hashim Thaçi

Dy lloje të cigareve dhe një verë nga të shtrenjtat ishin porosia e Zyrës së Kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, në një drekë zyrtare të vitit 2011.

557 euro ishin shpenzuar nga buxheti i shtetit më 11 shkurt të vitit 2011 për ushqim, pije dhe cigare.

Në faturën zyrtare ndaj Zyrës së Kryeministrit, restauranti ‘Gorenje Niti Tiki Company’, kishte përmbledhur një sasi porosish të ushqimit që arritën vlerën e lartëcekur.

Në këtë drekë ishin porositur cigare ‘Cohiba’, që kushtonin 35 euro për copë dhe në total kishin kushtuar 105 euro në këtë faturë.

Nuk mungoi edhe vera ‘e preferuar’ ‘Amarone’, në vlerë prej 80 euro copan dhe që në total në faturë kushtoi 320 euro.

Përveç këtyre, pati porosi edhe për birra ‘Peja’, krem karamel e makiato e madhe.

Ndërsa për ushqim u porosit Pikanto Stek, Sallatë Mix, Sallmon Grill, e të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...