Muhaxhiri: Debati për kufijtë – mes mjegullës e kaosit konceptual

Aktuale

Muhaxhiri: Debati për kufijtë – mes mjegullës e kaosit konceptual

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:30
Artan Muhaxhiri

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, e ka përshkruar debatin e fundit rreth korrigjimit të kufijve si një situatë tërësisht të dominuar nga paqartësia ideore e mjegulla konceptuale.

Muhaxhiri ka gjetur referenca filozofike për ta përshkruar pakuptueshmërinë e momentit dhe konfuzitetin e mendimeve pro e kundër.

“Ideja e Thaçit ka sjellë aq mjegull e kaos konceptual saqë ndonjëherë po ma kujton filozofin dhe sociologun Jean Baudrillard, i cili është ideator i teorisë së ‘simulacra’ dhe ‘simulimit’”, ka thënë Muhaxhiri.

“Simulacra është diçka që nuk ka referencë në realitet, nuk ka bazë në një ‘origjinal’, por ekziston në ‘hiper-realitet’, mirëpo me kohë bëhet më e rëndësishme sesa vet realiteti në të cilin ne jetojmë”.

“Pra, e mjegullon kufirin mes reales dhe ‘reales’, duke e zëvendësuar realitetin tonë faktik me një simbol, shenjë, abstrakte”.

“Deri tani nuk kemi parë asnjë plan, asnjë strategji se si e planifikon presidenti Thaçi korrigjimin e kufirit, nuk ka asgjë që është në letër. Nuk kuptohet as pala që po përkrah, as pala që po kundërshton, pasi nuk është krejtësisht e qartë çka po përkrahet e çka po kundërshtohet”.

“S’ka specifikim e as detajizim se çfarë po mendohet konkretisht. Presidenti Thaçi nuk ka folur për aspektin social e as atë ekonomik; cilat janë përfitimet a humbjet, nuk ka folur për aspektin e sigurisë; cila pjesë jepet e cilat merret. Nuk ka asgjë konkretet deri tani”.

“Debati po bëhet në terme të pseudopatriotizmit me përmendje të fjalëve tradhti e të ngjashme. E përsëris, nuk kemi asgjë konkrete mbi të cilën do të mund të diskutonim”, ka deklaruar Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat