“Monstrumi i politikës”, Krasniqi reagon ashpër: Mos e krahasoni gjithë Drenicën me një individ…

Aktuale

“Monstrumi i politikës”, Krasniqi reagon ashpër: Mos e krahasoni gjithë Drenicën me një individ…

Nga: A.ZH Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:11
Hashim Thaçi

Analisti politik Faik Krasniqi, ka thënë se askush nuk mund të krahasojë gjithë Drenicën me atë që ai e ka quajtur “monstrum të politikës”, Hashim Thaçin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Drenica historikisht ka dhënë trima, duke shtuar se pjesa dërrmuese e personave që e rrethojnë Thaçin nuk janë nga Drenica, por nga të gjitha viset e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Nuk bën të ngatërrohen gjërat me një ose disa individë. Hashim Thaçi është monstrum i politikës, por kjo nuk i jep askujt të drejtë që ta përfshijë dhe krahasoj gjithë Drenicën me një njeri ose disa individë. Këto gjëra nuk më pëlqejnë aspak. Drenica historikisht ka dhënë trima si Ahmet Delia, Azem Bejta, Shote Galica, Mehmet Gradica, Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Adem Jashari etj. Dhe një gjë pjesa dërrmuese që e rrethojnë këtë njeri, nuk janë nga Drenica por nga gjitha viset e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat