OAK nuk reagon për sulmin fizik ndaj avokatit Halimi

Aktuale

OAK nuk reagon për sulmin fizik ndaj avokatit Halimi

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:50
Mahmut Halimi

Oda e Avokatëve të Kosovës nuk ka reaguar fare, e as nuk i ka dal në mbrojtje avokatit Mahmut Halimi, i cili sot u sulmua fizikisht.

Halimi është sulmuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në zyre të prokurorit, derisa ishin duke i marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse.

Insajderi merr vesh se sulmuesi është Sabit Lushtaku. Rasti ka ndodhur gjatë një seance në procesin gjyqësor kundër të pandehurit, Driton Latifit.

I kontaktuar avokati, Halimi ka treguar se sulmi ndaj tij ndodhi derisa po e merrte në pyetje dëshmitarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat