Letra e plotë me 51 nënshkruesit që i kërkojnë BE-së e SHBA-së të kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Letra e plotë me 51 nënshkruesit që i kërkojnë BE-së e SHBA-së të kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 20:17
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Intelektualë, ekspertë dhe organizata nga Ballkani dhe vende të tjera kanë nënshkruar një letër të hapur që bën thirrje për refuzimin e propozimeve për “korrigjim kufijsh” si zgjidhje e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër 51 nënshkruesit janë ekspertë të Ballkanit, studiues dhe ish-diplomatë, përfshirë Florian Bieber, Wolfgang Ischinger, Erwan Fouéré, Marko Attila Hoare, Jasmin Mujanoviç, Veton Surroi, Adriatik Kelmendi, Agron Bajrami, Toby Vogel, Bodo Weber dhe të tjerë.

Organizatat që kanë nënshkruar ankesën përfshijnë Fondin për të Drejtën Humanitare të Kosovës, mbikëqyrësit zgjedhor GONG nga Kroacia, Iniciativën për Politikë të Jashtme BH nga Bosnja dhe organizata rinore “Toka” në Prishtinë.

Siç raporton BalkanInsight, mendohet se është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai që po shtyn përpara idenë për një shkëmbim territoresh si mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen me Kosovën dhe kështu të vazhdojë aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohët e fundit ka ngritur idenë e “korrigjimit të kufijve” në negociatat me Serbinë.

Çështja e shkëmbimit të territoreve nuk është ngritur akoma zyrtarisht në dialogun në Bruksel, por potencialisht kjo do të kishte të bënte me pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë dhe disa komuna me shumicë shqiptare në Serbinë jugore.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në shqip, të nënshkruar nga 51 intelektualë, ekspertë dhe organizata nga Ballkani:

Qytetarët dhe miqtë e Ballkanit që janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.

Vetëm pak javë më parë një asamble e madhe e organizatave civile nga Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një letër të hapur, drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini. Asaj i kanë bërë thirrje të kundërshtojë përpjekjen e nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe atij kosovar Hashim Thaçi, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre ndër-shtetërore përmes “korrigjimi të kufijve”.

Gjatë kësaj kohe, vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi qartazi se korrigjimi i kufijve në Ballkan, duhet të jetë jashtë diskutimeve. Pjesa tjetër e BE-së dhe SHBA-së, ka mbështetur përpjekjet Vuçiq-Thaçi ose në mënyrë afirmative kanë treguar pëlqimin e tyre përmes heshtjes.

Ne jemi dakord me miqtë tanë nga Serbia dhe Kosova si dhe me kancelaren Merkel. Efekti i korrigjimit të kufijve në drejtim të homogjenitetit etnik do të ketë ndikim të brendshëm e të dëmshëm në Kosovë, në rajon e më gjerë.

Për më tepër, do të shihet si të jetë dhënë një licencë e madhe ndërkombëtare për markën “Njeriu i madh” politik, që prej kohësh duhej dëbuar nga rajoni. Qytetarët e të gjithë rajonit, do të vuajnë pasojat e një marrëveshjeje të tillë, cilat do qofshin modalitetet e saj.

Prandaj, ne nënshkruesit e kësaj letre dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me kolegët tanë të shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi, disa prej të cilëve tashmë kanë pësuar kritika të ashpra publike për kundërshtimin e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje, e bërë mbi kokat e tyre dhe pa pëlqimin e tyre. Ne i lutemi BE-së, shteteve të saj anëtare dhe Shteteve të Bashkuara të rishikojnë- përfshirë edhe ligjvënësit e tyre dhe pozitën e tyre, për një kthim të tillë në etnifikimin e politikave dhe kufijve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat