Alternativa largohet nga koalicioni me LDK-në

Aktuale

Alternativa largohet nga koalicioni me LDK-në

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:20
LDK dhe Alternativa

Nga sot Alternativa për Kosovën nuk është më në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ku si rrjedhojë edhe deputetët e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së, por do të veprojnë si deputet të pavarur duke përfaqësuar vetëm subjektin e tyre politik.

Nga Alternativa, bëjnë të ditur se ky vendim është marrë në bashkëpunim me të gjitha organet e kësaj partie dhe është nënshkruar nga dy deputetët e këtij subjekti që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.

Po ashtu, vendimi i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat