Ehat Miftaraj nga IKD-ja, thotë se ka filluar fushata për zgjedhje të parakohshme nacionale.
Sipas tij, tash fillon lufta e ashpër në mes të partive politike duke e akuzuar njëra tjetrën për kapjen e shtetit, shkruan gazeta “Bota sot”.
“Si duket fushatat per zgjedhjet e parakohshme nacionale veç kane filluar.
Tash fillon lufta e ashper mes partive politike, si ato në pushtet ashtu dhe në opozite duke e share dhe akuzuar njera tjetren per kapjen e shtetit, politizimin e sistemit të drejtesise, vendimet e kinderligjshme te Kryeministrit per ngritjen e pagave, dialogun me Serbine, e shume e shume procese tjera.
Dashuria e madhe mes partive politike në pushtet do te kthehet ne nje hakmarrje te tipit te nje 16 vjeçari/e qe eshte tradhtuar nga i/e dashuri/a”, shkruan Miftaraj në Facebook.