Anëtari i LDK-së, ish- zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka reaguar pas largimit të Alternativës nga koalicioni me partinë e tij.
Dushi në një posti në Facebook, ka thënë se LDK-ja, betejën politike-elektorale, duhet ta bëjë me “ushtarët e saj” dhe jo me “mercenarët politikë dhe përfituesit”, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë:
Mësimi!
Lidhja Demokratike e Kosovës në të ardhmen betejën politike - elektorale duhet ta bëjë me ushtarët e saj, ata që me besnikëri e devotshmëri i shërbyen në të gjitha periudhat, e jo me mercenarë politik e përfitues që aktivizohen vetëm në prag të zgjedhjeve, përfitojnë nga ajo dhe elektorati i saj, dhe pastaj i shikojnë 'hesapet' e veta..