Haradinaj në Dubrovnik: Kosova po përgatitet për transformimin e FSK-së, sipas standardeve të NATO-s

Aktuale

Haradinaj në Dubrovnik: Kosova po përgatitet për transformimin e FSK-së, sipas standardeve të NATO-s

Nga: A.ZH Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë Forum, ka theksuar se po punohet qëndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane.

Haradinaj ka thënë se objektivi kryesor i Kosovës, mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO, duke shtuar se vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, përcjell Bota sot.

Postimi i Haradinajt:

E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjenden europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime.

Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë.

Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat