Thirrje për Haradinajn dhe Limajn: Ndalja e Thaçit, akti më i lartë patriotik

Aktuale

Thirrje për Haradinajn dhe Limajn: Ndalja e Thaçit, akti më i lartë patriotik

Nga: N.H Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:26
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Haki Abazi, njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një postimi në Facebook, thotë se partitë politike tashmë e kanë kuptuar se presidenti Thaçi nuk e ka pasur përnjëmend shtetin po lëkurën dhe interesin e tij.

Ai ka bërë thirrje për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, se është koha të dalin aty ku keni qenë, që siç thotë ai, në fushëbetejën për shtetin, dhe jo ku janë në fushëbetejë për ngulje thikash.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Thaci ecën dore për dore me Listen Srpska ndërsa Beni Ecen Vetem

LDK, LVV, AAK dhe NISMA se bashku me disa njerëz patriot te PDK qe Po duket qe jane zgju prej gjumit dhe e kane kuptu qe zoti shpise tyre nuk e ka pase pernjemend shtetin po lekuren dhe interesin e tij, e kane per obligim dhe pergjegjesi me u be bashke edhe me ja ndale Thaçit iluzionin per “shtetin e tij privat”

Ramush dhe Fatmir- është koha me dale aty ku keni qene- ne fushbetejen per shtetin dhe jo ku jeni ku është fushebeteje per ngulje thikash dhe material I shantazhuar e ndonjehere edhe qesharak nga fakti se nuk informoheni më kohe per planet e PRONTOs.

Votimi I rezolutes per me ndale Thacin është akti më i larte patriotik qe mund të ndodhe qe nga shpallja e Pavaresise.

Me mire me ndal Thaçin me rezolute e me veprime parlamentare demokratike se me na ardhe dita me ndal me zor e me mjete tjera demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat