Memli Krasniqi i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Aktuale

Memli Krasniqi i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:14
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, pasi ky i fundit e akuzoi PDK-në se tash po flet për dialogun, gjashtë muaj pas ngritjes së kësaj çështjeje.

Mirëpo, Krasniqi shkruan se Hotin e ka kapluar inati politik, duke e akuzuar atë se po mashtron opinionin publik. Ai ia përmend Hotit se PDK gjithë vitin i ka ftuar në takime e tryeza për të arritur konsensus për këtë proces, përcjell "Bota sot".

Ndër tjera, Krasniqi e përmend indirekt Lutfi Hazirin i cili doli pro marrëveshjes me Serbinë.

Postimi i plotë:

Inati politik dhe etja për pushtet aq shumë e kanë kapluar kolegun tim Avdullah Hoti, saqë pa pikë problemi manipulon dhe mashtron opinionin publik pa iu dridhur qerpiku. Kishte thënë mbrëmë se PDK pas gjashtë muajsh po flet për dialgoun, përderisa PDK gjithë vitin i ka ftuar në takime e tryeza për të arritur konsensus për këtë proces.

Në fakt, e vetmja parti politike në Kosovë që ka ofruar Platformë konkrete për dialogun është PDK. Kryetari Veseli ua ka dorëzuar zyrtarisht këtë Platformë të gjithë liderëve politikë dhe partive politike dhe asnjë prej tyre kurrë asnjë përgjigje s'e ka dhënë për këtë. As LDK e Avdullah Hotit, e cila edhe sot e kësaj dite i ka së paku 4-5 qëndrime për dialogun Kosovë - Serbi.

Kur Platforma e PDK-së dhe Kryetarit Veseli ka vendosur vijat e kuqe, ndonjë lider i LDK-së kërkonte shkëmbim territoresh me Serbinë, për të dhënë veriun e Kosovës në shkëmbim për një pjesë të Luginës së Preshevës. Ku i ka vijat e kuqe LDK? A ka vija të kuqe për çfarëdo qoftë, në fakt?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat