Thaçi nuk ndalet: Edhe nëse ndërrohet Qeveria, vazhdon dialogu me Serbinë!

Aktuale

Thaçi nuk ndalet: Edhe nëse ndërrohet Qeveria, vazhdon dialogu me Serbinë!

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:55
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është treguar i prerë në  qëndrimin e tij, sa i përket bisedimeve me Serbinë, në takimin që zhvilloi dje me përfaqësuesit e QUINT-it , shefin e KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it .

I pari i shtetit është zotuar se Prishtina dhe Beogradi do të dalin të kënaqura në marrëveshjen përfundimtare që do të nënshkruhet në Bruksel.

Sipas mediave, brenda takimit, kanë treguar se mesazhi i Thaçit para diplomatëve të huaj ishte se nuk do të ketë tërheqje të presidentit për këto bisedime.

“Qeveritë dhe ministrat mund të ndërrohen mirëpo dialogu vazhdon. Pra, do të ketë marrëveshja paqësore që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kjo  duhet të ndodhë i pëlqeu apo jo dikujt”, ka thënë Thaçit gjatë takimit.

Ndryshe, takimi radhës që pritet të shënojë një hap të ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mbahet me 7 shtator.

Takimi është konfirmuar edhe nga Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila tha se të shtunën do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat