Geci e zbulon një sekret të madh për Thaçin: Ai me kancelaritë sllave, po ia bëjnë këtë të keqe Kosovës!

Aktuale

Geci e zbulon një sekret të madh për Thaçin: Ai me kancelaritë sllave, po ia bëjnë këtë të keqe Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:42
Hashim Thaçi

Nebih Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, iu bën apel miqve dhe aleatëve të kombit tonë që të kenë kujdes nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Geci thotë se, Thaçi është njeriu që së bashku me shërbimet anti shqiptarë e kanë krijuar çdo destabilizim në Kosovë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, trazirat e vitit 2004 në Kosovë kanë qenë të përpiluara direkt nga kancelaritë sllave në bashkëpunim me presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin.

Më poshtë, ua sjellim shkrimin e plotë të Nebih Gecit:

Apel për miqtë dhe aleatët e kombit tonë!

Ky është njeriu i cili në bashkëpunim me shërbimet anti shqiptare, çdo destabilizim të Kosovës e krijon duke na shqetësuar neve si komb dhe të gjithë Ballkanin perëndimor si dhe Evropën në tërësi.

Ky njeri në mëngjes krijon destabilizim dhe në mbrëmje thotë se unë jam ai që e stabilizoj situatën duke dashur të jetë njeriu i rëndësishëm në skenën politike në Ballkan.

Të gjitha këto janë moniste të përpiluara në kancelaritë sllave.

Ju lutem miqve tanë që të shikoni me kujdes veprimtarinë e tij, si psh. Numër një destabilizimin e ngjarjeve 2004 të përpiluara direkt nën skenografinë e tij.

Si dhe dy, krijimin e rrjetit fundamentalist dhe investimet e këtij rrejti nën direktivat e tij, ku ky rrjet ju shqetësoj juve tejmase dhe neve si komb, si dhe u dha një imazh se shqiptarët janë pjesë e rrjetit terrorist botërorë.

Të gjitha këto janë inskenime të rregulluara nga ky njeri dhe kancelaritë sllave nga të cilat ky merr direktiva për ta destabilizuar situatën politike Evropiane dhe Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat