Fluksi i madh i mërgimtarëve, më shumë se tetë orë pritje në Merdarë

Aktuale

Fluksi i madh i mërgimtarëve, më shumë se tetë orë pritje në Merdarë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 18:40
Ilustrim

Me përfundimin e ditëve të ngrohta të verës, ka nisur edhe shkuarja e bashkatdhetarëve tanë në vendet e jashtme ku jetojnë.

Fluksi i madh i mërgimtarëve që kanë nisur të kthehen përnjëherë nëpër shtëpitë e tyre ka shkaktuar edhe probleme.

Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në matjet e bëra në ora 17:25 pritjet më të gjata u regjistruan në Merdarë.

Derisa në hyrje pritjet ishin deri ne 40 minuta, në dalje ishte gjendje tjetër pasi duhej të pritej 8 orë e gjysmë, apo 500 minuta.

Kurse kolona në hyrje ishte 500 metra e në dalje 200-2500 metra, apo dy kilometra e gjysmë.

Pikë tjetër e ngarkuar ishte Mutivoda, me 300 minuta pritje në dalje dhe kolona dy kilometërshe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat