Vjen “goditja e rënd për Thaçin: Presidenti humb toruan, s’e ka më vetën nën kontrollë

Aktuale

Vjen “goditja e rënd për Thaçin: Presidenti humb toruan, s’e ka më vetën nën kontrollë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 1 shtator 2018 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se, zhvillimet e fundit në skenën politike, përkatësisht bisedimet Kosovë-Serbi, hedhja dhe promovimi i kuazi ideve të reja, fjala bie, herë shkëmbim, e herë korrigjim, por edhe ndarje, thotë se, ka përshtypjen që janë ogurzeza dhe që Kosovës do t'i sjellin dëme të pariparueshme.

Sipas tij, Serbia, e cila e humbi Kosovën me luftë, po rikthehet fuqishëm në skenë, duke u bërë akter i rëndësishëm, madje edhe i pabesueshëm.

Image
Leon Duhanaj

“Kjo është e dhimbshme, por realitet i hidhur që për fat të keq, na vjen për fajin tonë, për fajin e shqiptarëve! Ne ua mundësuam rikthimin hap pas hapi, ku hapat e mëdhenj, apo gurthemel ishin trazirat e 2004, të cilat ndikuan në humbjen e imazhit pozitiv për shqiptarët dhe në ngritjen e dyshimit ndaj "sinqeritetit" tonë karshi miqve”, thekson Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, kur flasim për temat e mëdha që po sillën si; ndryshimi i kufijve,  nuk beson që mund të ndodhë pa miratim dhe parapërgatitje ndërkombëtare.

“Por, kam frikë që këto kanë një mision tjetër, përgatitjen e terrenit për ndonjë lëshim në kuadër të organizimit të brendshëm”.

“Serbia, duke përdorur injorancën dhe pafytyrësinë e politikës shqiptare karshi interesit kombëtar, ka arritur ta promovojë dhe sensibilizoi opinionin për tema të mëdha. Më çrast, nuk besoj që Asociacionin i përfolur pa kompetenca ekzekutive dhe i bazuar në Kushtetutën e Kosovës, do ta pranojnë, pas gjithë kësaj masakrave të Presidentit Thaçi”, potencon ai.

Ai thotë se nuk e njeh as nga historia të ketë ekzistua një president i një vendi, që i lutet komunitetit ndërkombëtar, ta ndajë, përkatësisht zhbëjë shtetin, deklaratën e pavarësisë së cilit e ka lexuar vetë.

“Kjo çfarë po bën Presidenti ynë, është se e ka humbur toruan dhe më nuk e ka veten nën kontrollë”, thotë ai.

Për fat të keq, sipas tij, me mirë nuk e kemi as pjesën tjetër të politikës, e cila e ka futur kokën në zallë si struci dhe po pret epilogun çfarë po ndodhë.

“Kam frikë që epilogu i kësaj maskarade, do ta çojë Kosovën para kompromisit të radhës, e për fat të keq jo përfundimtar! Serbia, ashtu siç ka vepruar në vazhdimësi, do të veprojë dhe tani, duke i lënë shqiptarët të pranojnë gjëra të cilat më vonë vetë i konteston për të vazhduar me avantazhin e radhës”, përfundon Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat