Prof. Dr. Binak Maxharraj ka publikuar një video, në të cilën shihet transmetimi i një kronike nga një televizion kinez, e që si temë ka dialogun Kosovë – Serbi, veçanërisht figurën e Hashim Thaçit.
Maxharraj shkruan se edhe në lindjen e largët në Kinë, ka shqetësime për atë se çka po ndodh në Kosovë.
Postimi i plotë:
Televizioni prestigjioz kinez e krahason Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin
E nxora nga një video qe këto ditë po qarkullon ne internet
Shikoni se edhe në lindjen e largët ne Kinën e Madhe ka shqetësime për atë se çka po ndodhë në Kosovë, se si një i çmendur politikan po done me i dhanë tok agresorit. Këtë te gjithë po e shohin, pas ata te Partisë se Veselit dhe Thaçit, mercenarve shqiptar. Këtë po e sheh edhe e tere bota, sidomos fuqitë e mëdha qe po e kundërshtojnë ashpër këtë marrëzi, këtë trupësi, këtë pafytyrësi, këtë tradhti qe Hashim Thaçi po don me i ba kombit.Ky njeri duhet te ndalet me mjete institucionale dhe jashtinstitucionale.Se fundit duhet edhe dhunshem te nxirret nga Presidenca,per ta penguar ta demtoj sovranitetin e Kosoves i cili është i panegocueshem.