Gjermania kërkon bashkërendim të përpjekjeve me Kosovën për vizat dhe Interpolin

Aktuale

Gjermania kërkon bashkërendim të përpjekjeve me Kosovën për vizat dhe Interpolin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:17
Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda MPJ’së së Gjermanisë, Thomas Ossowski, me të cilin ka diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi

Në kuadër të punimeve të Forumit të Dubrovnikut, zëvendësministrja e Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda MPJ’së së Gjermanisë, Thomas Ossowski, me të cilin ka diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi.

Zëvendësministrja i ka kërkuar diplomatit gjerman përkrahjen mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, Ossowski, sipas komunikatës së MPJ’së, e ka siguruar zëvendësministren Vuniqi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe referuar proceseve si ai i liberalizimit të vizave dhe Interpoli ka kërkuar që të bashkërendohen përpjekjet për të siguruar procese të suksesshme.

Ossowski, gjithashtu është interesuar edhe për rrjedhën e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe kërkoi vazhdim të përpjekjeve për të arritur marrëveshje që garanton stabilitet të gjerë rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat