Në tryezën që po mbahet në Mitrovicë për fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se kundërshtari i Kosovës në dialog është real.
“Duhet t’i kristalizojmë gjërat. Kundërshtarin që e kemi përballë është shumë real, pra ai kundërshtar është Serbia”, ka thënë Veseli, përcjell “Bota sot”.
Ndër tjera, ai ka thënë se Serbia po punon për të mirën e Kosovës.
“Serbia po punon për të mirën e Kosovës dhe integrimit tonë evropian”, është shprehur Veseli, transmeton “Bota sot”.