Pacolli takon Buriq, tregon se do të mbahet një forum i përbashkët Kosovë-Kroaci

Aktuale

Pacolli takon Buriq, tregon se do të mbahet një forum i përbashkët Kosovë-Kroaci

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:43
Pacolli takon Buriq

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologen e tij kroate, Marija Pejcinoviq Buriq.

Pacolli ka treguar se do të mbahet edhe një forum i përbashkët ekonomik Kosovë-Kroaci.

“Takim shumë miqësor me ministren e jashtme kroate Marija Pejcinoviq Buriq”.

“Raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona do t’i avancojmë ekonomikisht duke organizuar forumin ekonomik për të fuqizuar edhe më tej lidhjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat