Darka mbi 1 mijë euroshe e Thaçit me bakllavë e "Chardoney"

Aktuale

Darka mbi 1 mijë euroshe e Thaçit me bakllavë e "Chardoney"

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 20:45
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Pjesëtarët e ish-qeverisë Thaçi ishin gostitur në një darkë jo të lirë natën e 14 qershorit të vitit 2011.

Restoranti “Ambient”, në Prizren kishte pritur një delegacion qeveritar për të shërbyer një darkë që kushtoi 1 mijë e 6 euro.

Fatura zyrtare figuron se është lëshuar në orën 00:48, megjithëse qeveria e cilëson si “drekë zyrtare”.

Në këtë darkë, zyrtarët kishin porositur ndër tjerash bakllava dhe desertë të tjera që në total kushtuan mbi 60 euro.

Nga llojet e alkooleve në këtë faturë figuron ‘Chardoney” nga Mali i zi dhe verë vendore ‘Stone Castle’.

Aty ishin porositur edhe mish viçi, pule, peshk e sallata të ndryshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat